“Valla ma e mirë jam live”: Postimi i fundit i Aliut para se të zgjidhej në KPM - NACIONALE

“Valla ma e mirë jam live”: Postimi i fundit i Aliut para se të zgjidhej në KPM

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Luljeta Aliu u zgjodh si anëtare në Komisionin e Pavarur për Media. Por, postimi i fundit i saj na thotë shumë për të.

KPM-ja është një organ i fuqishëm në bazë të legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës.

Por, megjithëse shkronja “P” qëndron për “pavarësi”, anëtare e bordit u zgjodh edhe Luljteta Aliu, që kishte mbështetur fuqishëm kryeministrin Kurti dhe Vetëvendosjen.

Në postimin e saj të fundit, znj. Aliu ka bërë një postim që mund të jetë problematik për persona që kanë probleme me shëndoshjen dhe obezitetin.

“Pse more kur dal në TV dokna ma e shëndoshë (dmth ma shumë kg) dhe ma e shëmtume? Valla ma e mirë jam live. Seriozisht.” – ka thënë znj. Aliu.

Veçanërisht problematik në këtë postim është lidhja që ajo i bën shëndoshjes (trashësisë) me shëmtinë.

Aliu ka qenë analiste televizive për një periudhë relativisht të gjatë.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme