Valdete Daka: Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kryetarët do të zgjidhen - NACIONALE

Valdete Daka: Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kryetarët do të zgjidhen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, thotë se pavarësisht numrit të vogël të votuesve në veri të Kosovës, kryetarët e komunave atje do të zgjedhen, nëse procesi është i rregullt.

“Përsëritje [të zgjedhjeve] nuk do të ketë, veç nëse dëmtohet procesi, atëherë po. Por, në rrethana të rregullta, në rrethana kur qytetarët dalin e votojnë dhe kryejnë detyrën e tyre, mbyllen vendvotimet, numërohen votat… Përsëritje nuk do të ketë”, thotë Daka për rel.

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila vetë nuk merr pjesë në zgjedhje, ka bërë thirrje për bojkotimin e procesit. Në këtë qëndrim, ajo ka pasur edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ftoi më herët qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës dhe në këtë mënyrë t’i zgjedhin, siç tha, përfaqësuesit e tyre dhe t’i ndërtojnë institucionet legale demokratike.

Deri në orën 11:00 në katër komunat veriore, kanë votuar vetëm rreth 300 qytetarë.

Lajme të ngjashme