Vala ka probleme me internetin, operatori shpjegon arsyen - NACIONALE

Vala ka probleme me internetin, operatori shpjegon arsyen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme, operatori Vala ka pasur probleme me internetin 3G dhe 4G.

Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja për Kallxo.com, ka treguar se operatori “Vala” sot ka pasur disa probleme me një platformë, që ka afektuar shërbimet e internetit.

Lepaja njoftoi se ekipet teknike janë duke u marrë me problemin dhe tha se së shpejti do të tejkalohet.

Prej orës 16:30 kemi pasur probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit 3g/4g. Ekipet tona teknike, kujdestare, janë duke u marrë me problemin i dhe shpejt do të tejkalohet”, tha Lepaja.

Lajme të ngjashme