Vala e nxehtë pritet ta përfshijë edhe Ballkanin, java e ardhshme me temperatura deri në 36 gradë - NACIONALE

Vala e nxehtë pritet ta përfshijë edhe Ballkanin, java e ardhshme me temperatura deri në 36 gradë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Edhe në Kosovë ka filluar të ndihet i nxehti që ka përfshirë disa vende të Evropës dhe që pritet të vijë edhe në Ballkan, përfshirë rajonin tonë.

Evropa Qendrore dhe Ballkani, përfshirë rajonin tonë, do ta ndiejnë më shumë valën e nxehtësisë në ditët e ardhshme, pasi masa e ajrit të nxehtë po lëviz drejt lindjes. Në shumë zona temperaturat pritet të mbeten mbi normalen deri në ditët e para të korrikut.

Pra, nuk pritet që vala të përfundojë njëherësh në të gjithë Evropën. Ajo po “udhëton”.

Shumë nxehtë do të jetë edhe gjatë dy ditëve të para të javës së re, me temperatura që pritet të arrijnë kulmin: 36 gradë Celsius në Kosovë.

Ndërsasiç raporton MeteoBallkan, Të martën pasdite ekziston mundësia që të ketë zhvillime të fuqishme konvektive dhe, vende-vende, mund të krijohen kushte për rrebeshe të fuqishme shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Lajme të ngjashme