Vajzat dyshojnë se vdekja e nënës së tyre ka ardhë si pasojë e moskujdesit, policia heton rastin
Tri vajza kanë raportuar vdekjen e nënës së tyre në polici, pasi dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur nga moskujdesi.
Rasti është raportuar në Prishtinë, ndërkohë trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Raporti i PK-së:
HETIM I VDEKJES
Prishtinë / 13.07.2024 – 13:00. Tri ankueset femra kosovare kanë paraqitur rastin e vdekjes së nënës së tyre që dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e mos-kujdesit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.