Vajza nga Prishtina raportohet e zhdukur, dyshohet se u largua me një 15 vjeçar në Prizren
Një 15 vjeçare nga Prishtina u denoncua nga babai i saj si e zhdukur të mërkurën pas mesnate.
Klan Kosova raporton se familja dyshon që vajza mund të gjendet në Prizren.
Babai i saj nuk ka pranuar që të prononcohet, por dyshohet se vajza u largua me bashkëmoshatarin e saj G.K nga Prizreni.
Siç raporton ky medium, vajza u njoftua me personin një fjalë në internet, para rreth një muaji.