Vajza e heroit Afrim Bunjaku: Askush nuk e mbush boshllëkun tënd, u bëre hero për vendin tonë - NACIONALE

Vajza e heroit Afrim Bunjaku: Askush nuk e mbush boshllëkun tënd, u bëre hero për vendin tonë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vajza e heroit Afrim Bunjaku, Arbenita ka folur në Akademinë Përkujtimore të mbajtur në nderë të babait të saj.

Ajo ka thënë se e kujton faktin se babai i saj u bë hero i vendit, ku dashuria dhe përkushtimi për vendin janë amaneti i tij.

“Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai e vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Krenaria që kemi për babanë na bënë të vazhdojmë për para”.

“Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne”, ka thënë Arbenita.

Gjithashtu ajo ka folur për mungesën e tij në familje, për të cilën ka thënë se nuk e mbush asgjë boshllëkun që la pas.

“Një vit pa ty babi, mungesë që asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë”

Lajme të ngjashme