Ballotazhi, fillon shpërndarja e materialit zgjedhor për 18 komunat - NACIONALE

Ballotazhi, fillon shpërndarja e materialit zgjedhor për 18 komunat

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka filluar shpërndarjen e materialit zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave, i cili do të mbahet nesër.

KQZ-ja ka bërë me dije se materiali në fjalë ka filluar nga ora 08:00 nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

Raundi i parë e zgjedhjet lokale është mbajtur më 12 tetor, ndërsa në 18 komuna të vendit ku nuk kanë arritur të zgjidhen kryetarët në raundin e parë, të dielën do të votohen për fituesin.

Komunat në të cilat nesër do të ketë garë janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Lajme të ngjashme