Ushtroi dhunë nga gruas, policia e arreston një mashkull në Podujevë - NACIONALE

Ushtroi dhunë nga gruas, policia e arreston një mashkull në Podujevë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Polica e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Podujevë pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se të dyshuarit i është sekuestruar edhe një kallashnikov me 200 fishekë.

“Podujevë / 26.08.2024 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri AK-47 me 200 fishekë”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme