Ushtritë Kosovë-Shqipëri trajnohen bashkërisht për reagim ndaj katastrofave natyrore dhe urbane - NACIONALE

Ushtritë Kosovë-Shqipëri trajnohen bashkërisht për reagim ndaj katastrofave natyrore dhe urbane

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare të FSK-së është mbajtur trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban Bazik dhe i Avancuar”, me pjesëmarrjen e ushtarakëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Sipas FSK-së, trajnimi është fokusuar në përgatitjen e pjesëmarrësve për reagim ndaj katastrofave natyrore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu, si dhe në zhvillimin e aftësive për operacione kërkim-shpëtimi në mjedise urbane.

Gjatë aktivitetit janë trajtuar tema që lidhen me planifikimin operacional, përdorimin e pajisjeve të specializuara, procedurat e kërkim-shpëtimit dhe ofrimin e ndihmës së parë.

FSK theksoi se trajnimi përfaqëson “vazhdimësinë e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shqipërisë”, me synim rritjen e kapaciteteve për reagim në situata emergjente dhe forcimin e ndërveprimit ndërmjet dy forcave.

Lajme të ngjashme