Ushtria serbe po kryen stërvitje në zonën përgjatë kufirit me Kosovën - NACIONALE

Ushtria serbe po kryen stërvitje në zonën përgjatë kufirit me Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka bërë të ditur se ushtria serbe po zhvillojnë stërvitje ushtarake përgjatë kufirit me Kosovë.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se “në kuadër të aktiviteteve të rregullta në bazat dhe objektet në Zonën e Sigurisë Tokësore, forcat e Forcave të Armatosura të Serbisë po kryejnë stërvitje të përditshme për kryerjen e detyrave specifike”.

Stërvitja kryhet me qëllim të ruajtjes së shkallës së lartë të gatishmërisë luftarake të njësive të angazhuara dhe aftësisë së tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në vijën administrative me Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Këto ushtrime po bëhen në kohën kur nga sot ka filluar të zbatohet marrëveshja për hyrje-dalje mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme