Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Liban, thotë se e shënjestroi Hezbollahun
Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer sulme ajrore në jug të Libanit, duke thënë se vuri në shënjestër operativë të të ashtuquajturës njësi e ndërtimit e Hezbollahut.
Operativët u vunë në shënjestër përderisa ishin grumbulluar në një qendër të Hezbollahut, e cila, sipas ushtrisë izraelite, përdorej për të “prodhuar pajisje të përdorura nga terroristët e organizatës për ta rivendosur infrastrukturën e terrorit” që ishte shkatërruar gjatë luftimeve të vitit të kaluar.
Sipas ushtrisë izraelite, aktivitetet e operativëve përbëjën shkelje të armëpushimit, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Më vonë, ushtria izraelite lëshoi paralajmërim për banorët e dy qytezave në jug të Libanit para sulmeve ajrore kundër infrastrukturës së Hezbollahut.
Ushtria publikoi harta ku u shfaqën zonat që do të viheshin në shënjestër në qytezat Taybeh dhe Tayr Debba.
#عاجل ‼️ إنذار عاجل إلى سكان جنوب لبنان
— افيخاي ادرعي (@AvichayAdraee) November 6, 2025
🔸سيهاجم جيش الدفاع على المدى الزمني القريب بنى تحتية عسكرية تابعة لحزب الله الإرهابي في أنحاء جنوب لبنان وذلك للتعامل مع المحاولات المحظورة التي يقوم بها حزب الله لإعادة إعمار أنشطته في المنطقة
🔸نحث سكان المباني المحددة بالأحمر في… pic.twitter.com/lPxBh1pUyf