Ushtria e Serbisë fton komandantin e KFOR-it të shohë stërvitjet ushtarake serbe
Komandanti i Misionit Paqembajtës të NATO-s në Kosovës, KFOR-it, Ozkan Ulutas, është ftuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, që të shohë nga afër një stërvitje të madhe ushtarake të ushtrisë serbe, ka njoftuar KFOR-i, raportoi Kosovo-Online.
“Zëdhënësi i KFOR-it, kolonel Salvatore Mascoli tha se prania e gjeneralmajor Ulutaš në stërvitjen "Whirlwind 2024" pasqyron marrëdhëniet efektive që janë zhvilluar midis KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe gjatë viteve, duke përfshirë kontaktet e rregullta midis udhëheqjes së KFOR-it dhe shefit. të Shtabit të Ushtrisë Serbe, si dhe përmes vëzhgimeve të KFOR-it në stërvitjet e kaluara të ushtrisë serbe”, thuhet në komunikatën për media.