Ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028 - NACIONALE

Ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë u zhvillua sot një takim midis FARSH dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim hartimin e planit të bashkëpunimit dypalësh për periudhën 2025–2028.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Lejtënant Arben Kingji, vlerësoi përparimin e arritur nga FSK në procesin e transformimit, modernizimit dhe performancës, veçanërisht në stërvitjet dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Kingji theksoi rëndësinë e rolit të FSK-së për sigurinë e Kosovës dhe të rajonit, duke i garantuar delegacionit të FSK-së, të kryesuar nga kolonel Haki Hoti, përkushtimin maksimal të Shqipërisë në mbështetjen e nevojave të FSK-së në fusha të ndryshme si arsimimi, stërvitjet, shkëmbimi i eksperiencës dhe avancimi i bashkëpunimit mes dy forcave.

Lajme të ngjashme