Ushtria e Kosovës dhe ajo e Shqipëria me stërvitje të përbashkëta ushtarake - NACIONALE

Ushtria e Kosovës dhe ajo e Shqipëria me stërvitje të përbashkëta ushtarake

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka treguar për stërvitjen e përbashkët që po e mbajnë ushtritë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo stërvitje po bëhet para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe i FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar ‘Cambrian Patrol 2022’. Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm!”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të ngjashme