Ushtria britanike performon me tupana dhe daulle në Prishtinë, falënderon qytetarët për pjesëmarrjen
Garda Grenadier e Ushtrisë Britanike ka performuar sot në sheshet e Prishtinës me tupana dhe daulle.
Për këtë, ka shkruar Ambasada Britanike në Prishtinë, ku ka falënderuar të gjithë ata që ishin mbledhur për të shijuar performancën e tyre.
“Faleminderit të gjithëve që erdhën sot për të parë dhe shijuar performancën e trupës së daulleve të Gardës Grenadier të Ushtrisë Britanike.” - thuhet në njoftimin e Ambasadës.