Ushtria amerikane njofton se bllokada ndaj porteve iraniane rinis të martën - NACIONALE

Ushtria amerikane njofton se bllokada ndaj porteve iraniane rinis të martën

3 orë më parë

nga NACIONALE

Ushtria amerikane do ta rinisë zyrtarisht bllokadën detare ndaj anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet iraniane të martën në orën 22:00 sipas zonës kohore të Kosovës, tha të hënën Komanda Qendrore e ShBA-së.

“Të gjithë detarët këshillohen që t’i vëzhgojnë transmetimet “Njoftim për Marinarë” dhe t’i kontaktojnë forcat detare amerikane në kanalin 16, kur operojnë në afërsi të Gjirit të Omanit dhe Ngushticës së Hormuzit” – thuhet në njoftim, raporton televizioni CNN.

Presidenti Donald Trump tha më herët të hënën se bllokada do të rivendosej dhe se ShBA-ja do të vepronte si “gardiane” e Ngushticës së Hormuzit, duke i ngarkuar anijet tregtare me një taksë prej 20 për qind të vlerës së mallit që janë duke e transportuar për ta paguar ShBA-në “për ofrimin e sigurisë në këtë pjesë shumë të paqëndrueshme të botës”.

Deri të mërkurën, në pjesën veriore të Detit Arab ndodheshin 19 anije të forcave detare amerikane, përfshirë dy aeroplanmbajtëse dhe më shumë se dhjetë luftanije shkatërruese.

Lajme të ngjashme