Ushtari ukrainas në KFOR: Ndihem i turpëruar por edhe krenar
Ushtari nga Ukraina në KFOR-, Ivan Stenko, ka folur në ceremoninë e dërgimit të disa automjeteve të EULEX-it në Ukrainë.
Ai ka thënë se ka ndjenja të përziera.
“Sot kam emocione të përziera, nga njëra anë ndjehem i turpëruar derisa shokët e mi janë duke sakrifikuar jetën e tyre për Ukrainën, në anën tjetër jam shumë krenar që sot ndodhem këtu dhe shërbej krahë kolegëve ndërkombëtarë që gjithmonë janë të gatshëm të ndajnë barrën dhe dërgojnë mesazh gjithë botës se Ukraina nuk është e vetme në këtë luftë”, deklaroi Stenko
Ai foli edhe për luftën në Ukrainë.
“Lufta në shkallë të gjerë e pashpallur nga Rusia ka hapur Kutinë e Pandorës për nevoja themelore, për të qenë të përgatitur për një luftë të cilën Evropa nuk e ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore është diçka mjaft sfiduese dhe nuk mundet që dikush të jetë gati 100%”, tha më tutje ai.