Ushtarët grekë dhe hungarezë të KFOR-it kryejnë trajnime për t'u bërë ballë turmave
Forca paqembajtëse e NATO-s në Kosovë (KFOR) ka kryer ushtrime për kontrollin të turmave dhe heqjene pengesave, njoftoi KFOR-i në një komunikatë për media.
“Trajnimi u mbështet nga ushtarët e Batalionit Rezervë Taktik Hungarez të KFOR-it, të cilët i ndihmuan ata të njihen me teknikat, taktikat dhe procedurat specifike për këto lloj ushtrimesh”, thuhet në njoftim.