Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit dhe zonave përreth
Ushtarët e Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it dhe Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it kanë zhvilluar sot një stërvitje të përbashkët në Deçan. Stërvitja përfshinte simulimin e manovrave të ndryshme për të mbrojtur Manastirin e Deçanit dhe për të siguruar zonat përreth tij.
KFOR-i ka bërë të ditur se ky trajnim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.