Ushtarë nga vendet e Beneluksit kryejnë misionin 1-vjeçar në Kosovë, KFOR jep detaje - NACIONALE

Ushtarë nga vendet e Beneluksit kryejnë misionin 1-vjeçar në Kosovë, KFOR jep detaje

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ushtarë nga Luksemburgu, Holanda e Belgjika kanë kryer një mision në kampin Film City të KFOR-it në Prishtinë.

Në një komunikatë për media, KFOR ka njoftuar se ata kanë përdorur sistemin ajror pa pilot “X-300 Integrator”, i cili ka kontribuuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe efektivitetit operacionale.

“Ushtarë nga Luksemburgu, Holanda dhe Belgjika, që përbëjnë detashmentin e Beneluksit të caktuar në Batalionin e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit (ISRBN) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, pas një viti shërbimi të përkushtuar përfunduan dislokimin e tyre nën udhëheqjen e Luksemburgut në Kampin Film City në Prishtinë.

Gjatë dislokimit, njësia, duke përdorur sistemin ajror pa pilot “X-300 Integrator” (UAS), kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit situacional dhe efektivitetit operacional në të gjithë rajonin, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme