Ushqimi i FSK-së, Smajljaj: Kjo që po i bëhet ushtrisë me bukë duket denigrim direkt
Politologu Avdi Smajljaj ka komentuar situatën me ushqimin e FSK-së.
Ai ka bërë me dije se kjo çka po i ndodh ushtrisë është një denigrim direkt.
Sipas tij, një gjë e tillë nuk është denigrim hibrid.
Në profilin e tij në “Facebook”, Smajljaj ka shkruar se dikush duhet të jap llogari për këtë çështje.
“Kjo që po i bëhet ushtrisë së vendit me bukë duket denigrim direkt i ushtrisë, jo denigrim hibrid. Përgjegjësi për këtë nuk po merr ende ndonjë përgjegjës, qoftë nga pozitat politike apo shërbyesit civil. Ndoshta nuk kanë nevojë të jenë përgjegjës përderisa janë vetëm përgjegjës por jo edhe pronarë të posteve. Duhet ti marrin postet me tapi (të bëhen pronarë të posteve) për të marr e dhënë përgjegjësi, e për të qenë të përgjegjshëm”, ka shkruar ai.