Ursula von der Leyen arrin në Kosovë, pritet nga Osmani
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka arritur në Kosovë. Ajo është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.
Pas takimit të tyre, pritet që të mbajnë edhe një konferencë për media.
Pas kësaj, rreth orës 11:15, von der Leyen parashihet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.