Urgjenca e pushtetit për t`i miratuar disa projektligje, Bajrami: Albin Kurti po na çon në zgjedhje - NACIONALE

Urgjenca e pushtetit për t`i miratuar disa projektligje, Bajrami: Albin Kurti po na çon në zgjedhje

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar ngutin e pushtetit për t`i miratuar disa projektligje në seancën e sotme të dytë të Kuvendit.

Ajo ka bërë me dije se tregon se Abin Kurti po dëshiron me e dërguar vendin në zgjedhje.

Në profilin e saj në Facebook, Bajrami ka shkruar se Kurti synon të qeverisë pa mbikëqyrje.

“Albin Kurti po na çon në zgjedhje. Kjo është arsyeja pse po don me i kalu ligjet me afate të përshpejtume. Albini po don me kry punë me Kuvend dhe mandej me qeverisë pa Kuvend dhe pa mbikëqyrje. Prej dhjetorit të vitit 2024 s'ka pasë Kuvend funksional. Tash me kalu ligje me shmangie. Pse këto urgjenca? Urgjencë me ba ligje që s'mund të zbatohen kurrë”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të ngjashme