Uran Ismaili flet me bindje: Vetëm oferta e PDK-së e rrëzon Kurtin nga pozita e kryeministrit
Uran Ismaili, nënkryetar i PDK-së, partisë më të madhe opozitare, ka dhënë një intervistë në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku ka folur për shumë tema.
Por për një teme specifikisht, ai u tregua goxha i bindur. Në sytë e Ismailit, vetëm oferta e PDK-së e rrëzon nga pushteti kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti.
“Ne jemi të bindur se e vetmja ofertë që e rrëzon Kurtin nga pozita e kryeministrit është oferta e PDK-së…E kam parë vet kur kam dalë në fushatën e balotazhit në zgjedhjet e fundit lokale, ka qenë pozicioni i njëjtë. Askush nuk ka besuar se gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të fitohet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje” – deklaroi ai, transmeton Telegrafi.
Tutje, Ismaili është shprehur opotimist.
“Ne e kemi larguar LVV-në nga Prizreni e Mitrovicën dhe shumicën e votave ja kemi marrë në Prishtinë. Ne kemi bërë diferencën ndaj LVV-së. Siç e ndërtuam ofertën në zgjedhjet lokale, ashtu do ta ndërtojmë ofertën edhe në zgjedhjet nacionale dhe do të jemi jashtëzakonisht shumë konkurrues” – shtoi Ismaili.