Uragani “Melissa” lë 25 të vdekur në Haiti, preken edhe Kuba e Xhamajka - NACIONALE

Uragani “Melissa” lë 25 të vdekur në Haiti, preken edhe Kuba e Xhamajka

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Uragani “Melissa” ka lënë dhjetëra të vdekur e dëme të mëdha materiale në Kubë, Haiti dhe Xhamajkë, ku shtëpitë pa kulme, shtyllat e rrëzuara dhe orenditë e vërshuara nga uji mbizotëronin në peizazhin e së mërkurës.

Rrëshqitja e dheut shkaktoi bllokim të rrugëve në St. Elizabeth. Banorët largonin ujë nga shtëpitë e tyre në përpjekje për t’i shpëtuar gjësendet. Era hoqi një pjesë të kulmit në një shkollë të mesme, që ishte caktuar si strehimore publike, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

“Kurrë nuk kam parë diçka si kjo më parë në tërë vitet e mia që i kam jetuar këtu” – tha banori Jennifer Small.

“Melissa” arriti në territor tokësor të martën në Xhamajkë si stuhi katastrofale e kategorisë së pestë me erë që e arrinte shpejtësinë deri në 295 kilometra në orë, njëra nga stuhitë më të fuqishme të Atlantikut që ësht regjistruar ndonjëherë, para se të dobësohej dhe të lëvizte drejt Kubës, por edhe shtetet që ishin jashtë rrugës së drejtpërdrejtë të stuhisë i ndien efektet e saj shkatërruese.

Në Haiti, vërshimet e shkaktuara nga uragani “Melissa” lanë të vdekur 25 njerëz në qytezën jugore bregdetare, Petit-Goave, tha kryetari i këtij vendbanimi, Jean Bertranda Subreme, i cili shtoi se dhjetëra shtëpi u shembën, kur lumi La Digue doli nga shtrati.

Në Kubë, zyrtarët të mërkurën raportuan për shtëpi të shembura, rrugë malore të bllokuara dhe kulme të shtëpive që ishin hequr nga era e fortë. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në pjesët jugperëndimore dhe veriperëndimore të vendit. Autoritetet thanë se rreth 735.000 njerëz ndodheshin në strehimore.

Lajme të ngjashme