Ura e Ibrit, Berisha tallet me Qeverinë: A di dikush me na tregu, kur po hapet ura? - NACIONALE

Ura e Ibrit, Berisha tallet me Qeverinë: A di dikush me na tregu, kur po hapet ura?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka ironizuar me Qeverinë Kurti në lidhje me hapjen e urës së Ibrit.

Ai ka kërkuar informacione se kur do të hapet kjo urë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka përmendur emrat e zyrtarëve të VV-së që kishin premtuar hapjen e urës.

“A di dikush me na tregu, kur po hapet Ura mbi Ibër, apo na kan rrejt k’saj radhe!? Shumë foto patën bër para një kohe eksponentët e regjimit te URA, patën bër edhe ekserimentimin gjenial të urës me kamion e traktor me zhavorë mbi të, Mefi dhe soji i tij e patën thy qafën duke bër “selfie” para urës😮 Nga e thëna në të bër, është një detë i tër, thotë një fjal popullore”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme