“Unë erdha, u krye”: Berisha nga foltorja e Kuvendit e konfirmon heqjen e “non gratës” nga ShBA
Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka konfirmuar heqjen e “non gratës” nga ShBA.
Nga foltorja e Kuvendit të Shqiperisë, Berisha ka bërë me dije se është rikthyer.
“Unë erdha, u krye”, ka thënë Berisha nga foltorja.
Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në 19 maj 2021, pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat PD-ja i kishte humbur , DASH kishte shpallur non grata ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.