“Unë e fika”: Dikush ia cingëron telefonin Elvis Hoxhës live në emision teksa po e kritikonte Borrellin e Lajçakun
Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e ka dhënë një intervistë mbi 30-minutëshe në një televizion në Shqipëri, ku ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe përplasjen mes Qeverisë Kurti dhe BE-së.
Që në hyrje të emisionit, Hoxha e kritikon dyshen e BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Por teksa po fliste me tone kritika ndaj Borrellit e Lajçakut, të cilët kanë qenë në shënjestër të kritikës së VV-së, dikush e telefonon Hoxhën.
Në emision, siç mund të shihni në minutën 2:16 në videon e më poshtme, dëgjohen dridhjet e telefonit të Hoxhës, i cili tenton ta ndalon zhurmën e krijuar nga dridhjet e telefonit.
“Unë e fika…” – deklaron Hoxha, teksa moderatori i thotë se “nuk ka problem”.