“Ulu aty”: Tensione mes kryetarëve të komunave, Lladrovci i bërtet dikujt - NACIONALE

“Ulu aty”: Tensione mes kryetarëve të komunave, Lladrovci i bërtet dikujt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kanë shpërthyer tensionet në një mbledhje të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Sipas një videoje të publikuar nga kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, shihen shtyrje dhe dëgjohet ngritja e zërit, sidomos nga kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, përderisa edhe Rahimaj shihet në tollovi.

Përpos Lladrovcit dhe Rahimajt, në video shihen edhe disa kryetarë të tjerë të komunave, përfshirë kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, që duket se po mundohej ta qetësonte Lladrovcin, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Lladrovci dëgjohet duke i bërtitur dikujt me fjalët “ulu aty”.

Lajme të ngjashme