Ulen çmimet e karburanteve në Shqipëri - NACIONALE

Ulen çmimet e karburanteve në Shqipëri

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Bordi i transparencës në Shqipërisë ka vendosur të ulë me 1 lekë çmimin e naftës.

Në pikat e tregtimit një litër naftë do të kushtojë 220 lekë nga 221 që ishte më parë.

Ndërsa çmimi i benzinës është ulur me 8 lekë. Nga 207 lekë që u vendos në mbledhjen e bordit në dy gusht, tashmë një litër benzinë do të tregtohet me 199 lekë.

Ulje ka pësuar edhe për çmimet e gazit. Në pikat e karburanteve një litër gaz do të tregtohet me 80 lekë, nga 81 lekë që ishte më parë.

Kjo ulje e lehtë e çmimit të karburanteve në Shqipëri, vjen në një kohë kur në tregjet ndërkombëtare ka pësuar ulje drastike.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke arritur në nivelet para nisjes së sulmit rus në Ukrainë më 24 Shkurt. Në bursën e Teksasit, një fuçi naftë shitet me gati 89 Dollarë për fuçi. Në atë të Londrës, ky çmim luhatet në kuotat e 94 Dollarëve./tvklan/

Lajme të ngjashme