Ukraina thotë se nuk do të pajtohet kurrë me ultimatumet e Rusisë - NACIONALE

Ukraina thotë se nuk do të pajtohet kurrë me ultimatumet e Rusisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ukraina tha të mërkurën se votimet e organizuara nga Rusia në katër rajone ukrainase për t’u bërë pjesë e Rusisë janë “të pavlefshme dhe të pafuqishme” dhe se Kievi do t’i vazhdojë përpjekjet për ta çliruar territorin ukrainas që është pushtuar nga forcat ruse.

Duke u bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë për t’i vendosur sanksione të reja Rusisë dhe t’i japin Ukrainës më shumë ndihma ushtarake, Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në një deklaratë se ky vend kurrë nuk do të pajtohet me ultimatumet e Rusisë.

“Detyrimi i njerëzve në këto territore për të plotësuar disa letra nën tytën e pushkës është edhe një krim tjetër rus në rrjedhën e agresionit të saj (Moskës) kundër Ukrainës”, tha kjo ministri.

Duke i përshkruar “referendumet” e organizuara nga Rusia si mashtrim, Ukraina tha se ato “nuk kanë të bëjnë asgjë me shprehjen e vullnetit” dhe se nuk kanë ndërlikime për “sistemin administrativ-territorial dhe kufijtë e njohur nga komuniteti ndërkombëtar”.

“Ukraina ka çdo të drejtë për ta rikthyer integritetin e vet territorial përmes mjeteve ushtarake e diplomatike dhe do të vazhdojë t’i çlirojë territoret përkohësisht të pushtuara. Ukraina kurrë nuk do të pajtohet me asnjë ultimatum rus”, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme