Ukraina thotë se e ka goditur infrastrukturën ruse të naftës në Bryanks dhe Samara
Ushtria ukrainase goditi dy objekte ruse për distribuimin e naftës në rajonet Bryansk dhe Samara natën e kaluar, tha të martën Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Në Samara, ushtria goditi një stacion të linjës së prodhimit që e përzien naftës ruse për eksport, tha në rrjetin “Telegram” Shtabi i Përgjithshëm.
Stacioni i pompimit, i përdorur për sistemin e rrjetit të naftësjellësit në rajonin Samara, e furnizon portin e Detit të Zi, Novorossiisk, dhe gjithashtu i pranon dërgesat transit të Kazakistanit drejt porteve ruse dhe naftësjellësit “Druzhba” drejt Gjermanisë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Në Bryansk, ushtria ukrainase goditi një stacion të prodhimit të linjës të një naftësjellësit që është kritik për dërgesat e ushtrisë ruse, tha ushtria ukrainase.
“Niveli i dëmit është duke u përcaktuar” – tha ushtria.
Nuk ishte e qartë nëse sulmet e fundit kishin ndikim të menjëhershëm ndaj eksporteve të naftës ruse. Një burim i afërt me çështjen tha se dërgesat e naftës nga stacioni i pompimit në Samara vazhduan, por me ritëm më të ulët.