Ukraina raporton për 10 të vrarë nga sulmi rus në Sumy, përfshirë dy fëmijë - NACIONALE

Ukraina raporton për 10 të vrarë nga sulmi rus në Sumy, përfshirë dy fëmijë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy fëmijë ishin në mesin e dhjetë njerëzve të vrarë nga një raketë ruse që goditi një ndërtesë banimi në qytetin juglindor të Ukrainës, Sumy, thanë zyrtarët ukrainas, ndërsa një sulm tjetër me raketa e la pa furnizim me energji qendrën administrative të këtij rajoni.

Pesëdhjetë e pesë persona të tjerë, përfshirë tetë fëmijë, pësuan lëndime, kur raketa ruse e goditi ndërtesën 9-katëshe të dielën vonë, tha në rrjetin “Telegram” këshilli i qytetit Sumy, raporton agjencia “Reuters”.

“Mbrëmja e së dielës për qytetin Sumy u bë ferr, një tragjedi që Rusia e solli në tokën tonë” – shkroi në rrjete sociale Volodymyr Aryukh.

Administrata ushtarake tha se një raketë tjetër e goditi infrastrukturën kritike, duke e lënë qytetin pa furnizim me energji elektrike.

Shërbimi Shtetëror Emergjent tha në rrjetin “Telegram” se punëtorët e shpëtimit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme vazhduan që të punonin në vendin e ngjarjes dhe psikologët po u ofronin asistencë personave të prekur.

Ky shërbim shtoi se mbi 400 njerëz u evakuuan. Në fotografi të publikuara nga Shërbimi Shtetëror Emergjent shiheshin disa zjarrfikës duke luftuar një zjarr që kishte kapluar vetura dhe punëtorë të shpëtimit duke nxjerrë njerëz nga ndërtesa.

Lajme të ngjashme