Ukraina e sulmon me dron Belgorodin e Rusisë, raportohet për një të vrarë - NACIONALE

Ukraina e sulmon me dron Belgorodin e Rusisë, raportohet për një të vrarë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një civil u vra nga një sulm ukrainas me dron në një fshat të rajonit Belgorod të Rusisë, tha të martën guvernatori Vyacheslav Gladkov.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj rrëzuan nëntë dronë ukrainas mbi Belgorod dhe 13 të tjerë në rajonin Kursk të Rusisë të martën herët, sipas një raporti të agjencisë shtetërore të lajmeve, TASS.

Agjencia “Reuters” nuk mund ta vërtetonte raportin në mënyrë të pavarur.

Rajoni Belgorod, që shtrihet në kufi me Ukrainën, është ballafaquar me sulme të rregullta ukrainase me dronë, artileri e sulme tokësore që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Lajme të ngjashme