Lushi: Opozita duhet ta detyrojë Kurtin që të jetë më transparent për dialogun Kosovë-Serbi - NACIONALE

Lushi: Opozita duhet ta detyrojë Kurtin që të jetë më transparent për dialogun Kosovë-Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Publicisti Uk Lushi ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndron shumë keq sa i përket transparencës dhe informimit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Lushi ka thënë se opozita, parlamenti dhe opinioni duhet ta detyrojnë Kurtin të jetë transparent dhe sipas tij Kosova nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë kurrë vetëm e një politikani.

E kritikoja shpesh Presidentin Thaçi që nuk ishte sa duhet transparent për dialogun Kosovë-Serbi. Kam kritikuar edhe politikanët dhe kryeministrat tjerë po për të njëjtën çështje. Transparenca për çështje ekzistenciale të shtetit është obligim i paekuivoke i çdo politikani dhe udhëheqësi. Kryeministri Kurti qëndron shumë më keq se krejt liderët para tij me transparencë dhe informim lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Opozita, Parlamenti dhe opinioni duhet ta detyrojnë Albin Kurtin të jetë transparent. Kosova nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë kurrë vetëm e një politikani.”- ka shkruar Lushi.

Lajme të ngjashme