Uk Lushi: Kurti duhet ta informojë Kuvendin për qëndrimet e tij në bisedimet me Vuçiqin - NACIONALE

Uk Lushi: Kurti duhet ta informojë Kuvendin për qëndrimet e tij në bisedimet me Vuçiqin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Publicisti i cili jeton dhe verpon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të informojë për dialogun.

Uk Lushi ka komentuar deklaratat e bëra nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin me Kurtin në Bruksel.

Ai ka thënë se nuk duhet t’u besohet deklaratve të Vuçiqit, por shtoi se Kurti duhet të dalë para Kuvendit dhe të informojë për qëndrimet në dialog.

“Mos i hani foret e Vuçiqit. Sidomos mediat shqiptare. Ajo çka thotë Vuçiqi mund të jenë gënjeshtra dhe diversion politik. KM Kurti duhet të informojë Kuvendin për qëndrimet e tij dhe Kosovës në bisedimet me Vuçiqin dhe Serbinë. Kuvendi dhe qytetarët e Kosovës duhet të marrin vesh të vërtetën e plotë nga personi që Kosova e paguan dhe emri i tij është Albin Kurti”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme