Uganda e dënon me burgim të përjetshëm burrin që u kap me rreth 10 kg fildish elefanti
Një gjykatë në Ugandë ka dënuar me burgim të përjetshëm një burrë që ishte kapur me gati 10 kilogramë fildish elefanti, thanë të premten autoritetet. Ky është dënimi më i rëndë që shteti afrikan ka shqiptuar për cenim të botës së egër.
Pascal Achiba u dënua nga Gjykata për Standarde, Shërbime e Botë të Egër të enjten, pasi u shpall fajtor për posedim të paligjshëm të specieve të mbrojtura, tha përmes një deklarate Autoriteti Ugandez i Botës së Egër.
Achiba u arrestua në janar në periferi të kryeqytetit Kampala afër dy copave të fildishit me peshë prej 9.55 kilogramësh, raporton agjencia “Reuters”.
Gjuetia e paligjshme dhe tregtia e ndaluar me kafshë të egra është shumë e përhapur në Ugandë, ku policia shpesh sekuestron fildish, brirë rinoqeronti, pjesë të trupit të pangolinëve e gjëra të tjera të botës së egër.