UEFA ka njoftuar se ndeshja ndërmjet Rangers e Napolit është shtyrë për 24 orë - NACIONALE

UEFA ka njoftuar se ndeshja ndërmjet Rangers e Napolit është shtyrë për 24 orë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshja e planifikuar për të martën ndërmjet Rangers dhe Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve, është shtyrë me vendim të UEFA për 24 orë dhe tani ajo do të zhvillohet në orar të njëjtë por në ditën e mërkurë. Krejt kjo ka ndodhur për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II.

Gjithashtu në njoftimin e organit më të lartë të futbollit evropian thuhet se nuk do të lejohen tifozët mysafirë.

UEFA në njoftimin e saj tha: “Për shkak të disa limiteve në resurset e sigurisë (policisë) dhe çështjeve organizative që lidhen me ngjarjet e vazhdueshme që rrethojnë zinë kombëtare për Madhërinë e Saj Mbretëreshën Elizabeta II, ndeshja shtyhet për 24 orë. Gjithashtu tifozët mysafirë nuk do të jenë të autorizuar të marrin pjesë.”

Rangers humbi në ndeshjen e parë të grupit A kundër Ajaxit me rezultat të thellë 4:0 të mërkurën që lamë pas, teksa në të njëjtën ditë Napoli turpëroi Liverpoolin duke e mposhtur 4:1.

Kujtojmë se të gjitha garat në futbollin skocez janë shtyrë në këtë vikend, si rrjedhojë e respekti për vdekjen e Mbretëreshës.

Lajme të ngjashme