UEFA do ta bojkotojë Kupën e Botës, nëse FIFA i miraton planet e veta - NACIONALE

UEFA do ta bojkotojë Kupën e Botës, nëse FIFA i miraton planet e veta

1 muaj më parë

nga NACIONALE

55 federatat anëtare të UEFA-s kanë votuar për ta bojkotuar Kupën e Botës, nëse shtëpia botërore e futbollit, FIFA, e çon përpara planin për t’ua shitur të drejtat e garave të saj investitorëve privatë.

Vendimi u mor në një takim urgjent të thirrur për ta diskutuar propozimin e njoftuar më herët këtë javë nga FIFA, raporton televizioni BBC.

UEFA, e cila e qeveris futbollin evropian, tashmë e kishte bërë të qartë kundërshtimin e saj duke lëshuar dy deklarata.

“Kupa e Botës nuk mund të trajtohet si produkt investimi. Është njëra nga trashëgimitë sportive më të mëdha të futbollit. Ajo është ndërtuar me gjenerata nga lojtarët, ekipet kombëtare dhe mbështetësit nëpër secilin kontinent. Asnjë pjesë e saj nuk duhet t’u dorëzohet ndonjëherë investitorëve privatë. Kupa e Botës nuk është në shitje” – thuhet në deklaratë.

Bojkoti i UEFA-s do t’i mbulonte të gjitha garat e FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës për burra dhe gra si dhe do të aktivizohej në rast se propozimet e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, votohen nga federatat anëtare.

FIFA dëshiron që të themelojë një degë komerciale për t’i menaxhuar ngjarjet e saj kryesore, përfshirë Kupat e Botës, si dhe investitorët e jashtëm do të ishin në gjendje që të blinin aksione në të.

Plani duhet të miratohet nga 211 federatat anëtare të FIFA-s.

Lajme të ngjashme