Udhëheqësit e agjencive Kosovare marrin pjesë në konferencën IADLEST në Shtetet e Bashkuara - NACIONALE

Udhëheqësit e agjencive Kosovare marrin pjesë në konferencën IADLEST në Shtetet e Bashkuara

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot, në Konferencën vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimi të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) në SHBA, morrën pjesë ushtruesit e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Akdemisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, Ushruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzike, Ilir Kukaj, Zëvëndësdrejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti dhe Dejan Jankovic dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj, morën pjesë në Konferencën vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe të Trajnimit të Zbatimit të Ligjit, në Arizona.

Policia e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare, ndanë se delegacioni u mbështet nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Kriminale të Departamentit të Drejtësisë.

“Kjo ngjarje filloi me një prezantim të flamurit të 23 vendeve të përfaqësuara nga mbi 400 pjesëmarrësit në konferencën katër-ditore. UD/Drejtori Kukaj u prezantua si panelist për punëtorinë “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Mbështetjen e Akreditimit të Laboratorëve të Mjekësisë Ligjore”, ku ai artikuloi standardet ndërkombëtare dhe akreditimin që Agjencia Kosovare e Forenzikës ka dhe vazhdon të festojë”, shkruan Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme