U zhdukën pas përmbytjeve në Malësinë e Madhe, gjenden të vdekur babë e bir
Babë e bir të zhdukur për më shumë se 16 orë, janë gjetur të vdekur.
Ata u morën nga rrjedha e ujit pas vërshimeve të mëdha në Malësinë e Madhe.
Rrjedha e ujit mori para mesditën e djeshme makinën me të cilën po udhëtonin babai me dy fëmijët, vajzën dhe djalin.
Vajza 14 vjeç ka shpëtuar mrekullisht dje, pasi është nxjerrë nga mjeti nga banorët e zonës, ndërsa babë e bir rreth 50 dhe 18 vjeç u morën para nga rrjedha e ujit të vrullshëm.