U zgjodh kryetare e degës në Prishtinë, Statovci falenderon delegatët e Listës “Guxo” - NACIONALE

U zgjodh kryetare e degës në Prishtinë, Statovci falenderon delegatët e Listës “Guxo”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Delegatët e Listës “Guxo” u mblodhën sot në Konventën ku u zgjodh kryetarja e degës së këtij subjekti në Prishtinë

Me shumicë votash këta e zgjodhën deputeten Jeta Statovci si kryetare të degës në kryeqytet, e cila njëherit ishte kandidatja e vetme për ta marrë këtë pozitë brenda partisë

Statovci, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka falenderuar delegatët për besimin e dhënë.

“GUXO” nuk do të ishte projekt i mundur pa mbështetjen e parezervë që ju keni dhënë që nga 14 Shkurti. Ky projekt politik ka premtuar zhvillimin e mëtutjeshëm, dhe ky premtim po realizohet me vullnetin tuaj, andaj të gjitha nderimet ju takojnë juve, ka shkruar Statovci.

Lajme të ngjashme