“U shtir sikur i dehur”, Prokuroria jep detaje në lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan - NACIONALE

“U shtir sikur i dehur”, Prokuroria jep detaje në lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Autobusi plot me nxënës ishte gjuajtur me automatikë, duke lënë të vdekur shoferin dhe dy nxënës të tjerë.

Vrasja e trefishtë kishte ndodhur në Gllogjan të Deçanit më 26 nëntor të vitit 2021.

E tek sot, Prokuroria e Pejës, ka zbardhur disa nga detajet tronditëse të kësaj tragjedie, që pati tronditur Kosovën.

Sipas Prokurorës së rastit Sahide Gashi, kryrësi e njihte mirë terrnein, si dhe e kishte planifikuar në detaje aktin.

“Menjëherë pas ngjarjes Policia ka ndërmarë veprimet e nevojshme. Është formuar ekipi miks, ku janë përfshirë hetuesit më të mirë. Nga hetuesit janë nxjerrë të gjitha informatat e hyrje-daljeve nga pikat kufitare. Përshkak të kushteve të rënda atmosferike që kanë mbretëruar ato ditë, ekipet e forenzikës kanë kryer krehjen e vendit të ngjarjes, pasi shiu kishte penguar këqyrjen e vendit të ngjarjes. Gjurmimi ka qenë i pamundur.

Janë identifikuar të gjithë personat dhe mjetet që kanë lëvizur atë kohë në këtë vend. Janë siguruar inqizimet, në të gjith zonën e levizjes së autobusit.

Nuk ka indikacione për sulm terrorist. Targeti i sulmit ishte shoferi i Autobusit e krimi u krye nga një planifikim i mirë, me shumë gjasë kryerësi në atë moment ishte i maskuar. Koa e përzgjedhur, përkatësisht itenerari. Shtirja e kryerësit sikur i dehur për ta detyruar shoferin ta ndalë Autobusin.

Zhdukja e kryerësit, na jep indikacione se Ai e njihte mirë zonën." - ka thënë Gashi.

Lajme të ngjashme