U shkarkua nga ministria e Rozetës, emërohet drejtor në komunën e Ramizit - NACIONALE

U shkarkua nga ministria e Rozetës, emërohet drejtor në komunën e Ramizit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arian Krasniqi ka njoftuar se pasi u largua nga puna në Ministrinë e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë e drejtuar nga Rozeta Hajdari, është emëruar drejtor në Komunën e Drenasit.

Kështu ka njoftuar vet ai përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se u largua nga MINT me vendim joligjor.

“Largimin nga puna e përjetova rëndë, sepse, kam menduar se kjo dukuri nuk do të na përsëritej, ashtu sikur babës tim dhe anëtarëve tjerë të familjes nga regjimi që kurrë më nuk do të kthehet.” – ka thënë ai.

Mirëpo më vonë, Krasniqi ka njoftuar se është telefonuar nga kryetari i Drenasit, Ramis Lladrovci, i cili e ftoi për të punuar në komunën e Drenasit.

“Telefonata nga kryetari Lladrovci, i cili kishte dëgjuar për largimin tim nga Ministria, më riktheu optimizmin me një fjali: “Arian, nuk je vetëm, eja filloja punës në komunën e Drenasit”. Isha i lumtur sepse, mesazhi “nuk je vetëm” e mund vendimin joligjor. Faleminderit kolegë nga MINT, faleminderit kryetar Ramiz Lladrovci!” – ka shkruar ai tutje.

Lajme të ngjashme