U rrokullis me traktor, vdes një person nga Klina
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Istog.
Një qytetar nga Klina kishte shkuar për të marrë dru, dhe është rrokullisur me traktor, ku ka humbur jetën.
Lajmin e ka bërë të ditur Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në Pejë.
“Sot rreth orës 11:20 stacioni policor në Klinë, është njoftuar se një person nga fshati Leskic- Klinë, kishte shkuar për dru me traktor në pyll në fshatin Polanë- Istog. Viktima ishte rrokullisur me traktor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestarë në QMF në Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore”, ka thënë ai.