U rrahën mes veti, policia arreston dy të mitura në Podujevë
Polica e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar dy të mitura në Podujevë.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se ato janë arrestuar pasi që dyshohen se janë përleshur mes vete.
Sipas policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. “Lëndim i lehtë trupor: Fsh. Letanc, Podujevë 30.04.2025, 16:10. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare- të mitura dhe të njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raporti e Policisë së Kosovës