U rrahën mes vete, policia arreston katër gjakovarë - NACIONALE

U rrahën mes vete, policia arreston katër gjakovarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje, ku dyshohet të jenë të përfshirë katër persona.

Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë.

Policia ka arrestuar katër persona.

“LËNDIM TRUPOR/SULM

Rr. UÇK-së, Gjakovë 24.10.2024-16:11. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lajme të ngjashme