U rrahën derisa po qëndronin në kafiteri, Policia arreston 6 persona në Lipjan - NACIONALE

U rrahën derisa po qëndronin në kafiteri, Policia arreston 6 persona në Lipjan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Lipjan, pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje derisa po qëndronin në një kafiteri.

Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se pesë prej tyre kanë pranuar trajtim mjekësorë.

Gjashtë të dyshuarit, janë dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR /SULM – Lipjan / 17.06.2024 – 21:15. Janë arrestuar gjashtë meshkuj kosovarë për arsye se të njëjtit gjersa ishin duke qëndruar në një kafiteri, ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Pesë nga personat e përfshirë në incident për shkak të lëndimeve të pësuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme