U rrah nga policia, babai i 15-vjeçarit: Më thanë “ndoshta ta mbysim krejt” - NACIONALE

U rrah nga policia, babai i 15-vjeçarit: Më thanë “ndoshta ta mbysim krejt”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bujar Gjoka, babai i 15-vjeçarit, që u rrah nga një polic i Kosovës, ka folur për mediet.

Për ngjarjen që ndodhi në palestrën e sporteve në Drenas, baba i 15-vjeçarit tha se djali i tij është rrahur brutalisht nga policia.

“Unë kam qenë për përvjetor të axhës në atë kohë. Policia e kanë marrë djalin tim dhe e kanë rrahur brutalisht. I kemi edhe incizimet. Ia kanë zënë frymën dhe e kanë rrahë. Një fëmijë 15 vjeçar është tmerr që të rrahet nga një polic i Kosovës, është e tmerrshme” – tha Gjoka.

“Kam shku dhe kam pyetur se pse më është rrahë djali, më janë përgjigjur ‘ai e dinë’. Polici më ka thënë se ‘ndoshta e mbysim krejt’”, tha Gjoka.

Lajme të ngjashme